LAJMI I FUNDIT:

Florjan Binaj reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Keqardhje për Shqipërinë, shqiptarët dhe për artin

Florjan Binaj reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Keqardhje për Shqipërinë, shqiptarët dhe për artin
Florjan Binaj (Foto: Instagram/florjanbinaj)

Aktori shqiptar Florjan Binaj njihet për një karrierë të bujshme në fushën e artit. Ai ka marrë pjesë në shumë shfaqje teatrale, duke u bërë më pas edhe fytyrë televizive në shumë programe argëtuese.

Në mesin e shumë artistëve që reaguan ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar të Tiranës ishte edhe Florjani. Një gjest të tillë ai e konsideroi të turpshëm, duke shprehur keqardhje për Shqipërinë, shqiptarët dhe artin.


“Sot, 17 maj 2020, është një nga ditët më të trishtuara të jetës sime. Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shembën fasadën e teatrit. Tashmë çdo vendimmarrje e qeverisë merr kuptim. Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore me muaj të tërë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi tre persona, qytetarët mund të lëvizin nga ora 5:30 e mëngjesit, ndërkohë që teatrin e shembën në orën katër dhe shumë e shumë gjëra të tjera”, ka shkruar ai.

View this post on Instagram

Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time…Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shëmbën fasadën e teatrit…tashmë çdo vendimarrje e qeverisë merr kuptim…zgjatja e gjendjes se fatkeqsisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetarēt mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shëmbën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera…Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre!E turpshme se si një grusht njerëzish, janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu.Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin…

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on May 17, 2020 at 2:39am PDT

“Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mend vetëm historia e tyre. E turpshme se si një grusht njerëzish janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së një njeriu. Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin”, ka shtuar aktori.

Shembja e Teatrit Kombëtarë të Tiranës, ka ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së sotme (e diel), ndërsa për këtë veprim janë revoltuar një numër i madh i artistëve shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori