Florentino Perez ka një lajm të keq për Ancelottin dhe tifozët e Real Madridit

Real Madridi nuk pritet të bëjë transferime në afatin kalimtar të janarit. Ka pasur shumë pikëpyetje të ngritura në klub pas humbjes së mbrëmshme, por pavarësisht kësaj – klubi nuk ka dëshirë të bëjë ndonjë përforcim në janar.
Sipas Marca, këmbanat e alarmit janë vënë në Real Madrid pas disfatës kundër Atletico Madridit dhe mënyrës sesi veproi trajneri dhe si u përgjigj skuadra në fushë.
Në klun, ata janë vërtet të shqetësuar se sa larg mund të shkojë kjo skuadër dhe janë të vetëdijshëm për mangësitë që ka në ekipin aktual. Në tregun e transferimeve, ata mendojnë se kanë bërë një punë të mirë dhe kanë ndërtuar një skuadër konkurruese, por pas lëndimeve të Thibaut Courtois, Eder Militao, Dani Carvajal dhe Vinicius – gjithçka ka ndryshuar.
Klubi aktualisht po vepron mes zemërimit dhe mendimit për të gjetur zgjidhje për të përmirësuar skuadrën, por fillimisht ata janë duke pritur reagimin e Carlo Ancelottit dhe skuadrës ndaj humbjes – pasi besojnë se kjo skuadër mund të ofrojë më shumë.
Pavarësisht gjithë kësaj, Marca siguron që Real Madridi as që po mendon të hyjë në treg në janar, pavarësisht se ka vetëm një sulmues qendror.
Gjatë ndërtimit të kësaj skuadre, klubi është i shqetësuar për vendimet që Carlo Ancelotti mori kundër Atletico.
Siç u përmend më lart, për momentin drejtuesit janë në pritje të reagimit nga trajneri dhe lojtarët – para se të vendosin diçka tjetër.
Nuk mund të thuhet se nuk ka faj edhe bordi, pasi nuk pranuan të zëvendësojnë Karim Benzeman dhe Marco Asensio gjatë gjithë verës, kur ishte e qartë se skuadra kishte nevojë për një sulmues. Mbetet për të parë se si do të veprojë Real Madrid tani e tutje, me testin e parë që vjen të mërkurën kundër Las Palmas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbështetje për Palestinën: Tifozët vendosën dy koreografi që nuk lënë askënd indiferent

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shumë përballje interesante në orar

Largimi i Messit nga Inter Miami vetëm çështje kohe?

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shumë përballje interesante në orar

Xavi i shqetësuar me situatën e Joao Cancelos

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga

Ronaldo fiton penallti por i thotë gjyqtarit se nuk ishte faull

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga