LAJMI I FUNDIT:

Fletarrest ndërkombëtar për Ljupço Palevskin

Fletarrest ndërkombëtar për Ljupço Palevskin

Edhe zyrtarisht është dhënë fletarrest ndërkombëtar për Ljupço Palevskin i cili dyshohet për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74 vjeçarin Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Për rastin në fjalë, është arrestuar Aleksandar Gjorçevski, i ati i 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, për të cilin prokuroria kërkon paraburgim.


Dërgohet në Gjykatën Penale i i ati i Vanja Gjorçevskës
Lexo po ashtu Dërgohet në Gjykatën Penale i i ati i Vanja Gjorçevskës

Deri tani për dy vrasjet janë arrestuar tre persona dhe të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit.

Kujtojmë se ministri i MPB-së, Oliver Spasovski tha se vrasjet janë kryer nga njerëz të njejtë por nuk lidhen me njëra tjetrën. Vrasja e të miturës Vanja Gjorçevska është kryer për arsye financiare, duke e kidnapuar vajzën për të marrë para nga nëna, kurse vrasja e dytë, e 74 vjeçarit nga Velesit, ka lidhje me konflikte të mëhershme./Telegrafi/