LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari fiton ndaj KEK-ut, largohet nga zona e barazhit

Flamurtari fiton ndaj KEK-ut, largohet nga zona e barazhit

Flamurtari me shumë mund ka arritur të shënojë fitore ndaj KEK-ut me rezultat 2-1.

Kuqezinjtë e Arsim Thaqit e nisëm shumë keq takimin, pasi pranuan gol që n start.


Vigan Veliu realizon nga afërsia për skuadrën e KEK-ut për ta dërguar rezultatin në 1-0.

Loja e keqe e Flamurtarit bëri që trajneri Arsim Thaqi ta nxjerrë Alban Shillovën që në pjesën e parë.

Në minutën e 42-të erdhi goli i barazimit.

Shend Kelmendi me të djathtën e tij goditi fort dhe me saktësi realizon një super gol për ta barazuar rezultatin, 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Flamurtari u fut paksa në presion, pasi edhe përkundër rasteve goli nuk vinte.

Ka qenë Florim Berbatovci ai që shënoi për 2-1 në minutën e 82-të.

Me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Flamurtari pas fitores ka 36 pik dhe është i shtati, ndërsa KEK mbete me një pikë. /Telegrafi /