LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi brilant i Dua Lipës në Këshillin Atlantik, pjesëmarrja e Kurtit në Samitin e Paqes dhe konfiskimi i 75 kilogramëve marihuanë – top lajmet e javës

Fjalimi brilant i Dua Lipës në Këshillin Atlantik, pjesëmarrja e Kurtit në Samitin e Paqes dhe konfiskimi i 75 kilogramëve marihuanë – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa në Distinguished Leadership Awards, ajo u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”, ndërsa me një fjalim brilant tregoi prejardhjen nga Kosova, rrugëtimin 13 vjeçar nga pavarësia, duke kërkuar edhe liberalizimin e vizave.

Po javën që po lëmë pas, saktësisht të enjten dhe të premten kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte në Samitin e Paqes në Paris, ndërsa ka zhvilluar takime me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, zëvendëspresideten e SHBA-ve, Kamala Harris, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.


Po të enjten, Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast kanë arrestuar pesë persona dhe kanë konfiskuar 75 kilogramë marihuanë.

Fjalimi i plotë i këngëtares Dua Lipa në Këshillin Atlantik – ajo ishte zëri i çdo qytetari të Kosovës, posaçërisht të rinjve

Këngëtarja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, mbrëmjen e së mërkurës ka qenë prezent në Këshillin Atlantik me një sërë personalitetesh të famshme.

E shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Distinguished Leadership Awards, ajo u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”.

Pasi pranoi çmimin, ylli shqiptar nuk ka munguar me një fjalim duke u shprehur me krenari të madhe për Kosovën, kulturën, të rinjtë e po ashtu edhe për liberalizimin e vizave.

“Unë qëndroj përpara jush si një fëmijë i Kosovës, e lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe jam sot si mysafire e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë vij nga një vend për të cilin shumica prej jush e keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si do ta përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak për Kosovën time”, ka thënë ajo.

Lipa ndërkohë fjalimin e ka nisur me fjalë shqip teksa po përshëndeste të pranishmit tha, “Siç themi në shqip, Mirëmbrëma”.

“Kosova është shteti më i ri në Evropë. Kemi vetëm 13 vite në rrugëtimin e tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, tha më tej 26-vjeçarja.

Autorja e “Future Nostalgia” në Këshillin Atlantik u takua edhe me presidenten

Vizita e Kurtit në Samitin e Paqes në Paris

Gjatë qëndrimit në Paris të Francës, ku mori pjesë në Forumin e Paqes, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, zëvendëspresideten e SHBA-ve, Kamala Harris, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Forumit të Paqes, ku ishin të pranishëm akterët më të rëndësishëm në qeverisjen globale, kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve me një mesazh.

“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi progresistë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj, duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, tha ndër të tjera Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Për të katërtin vit radhazi, Forumi i Paqes në Paris mbledh akterët më të rëndësishëm në qeverisjen globale, krerët e shteteve dhe qeverive dhe drejtues të organizatave dhe të kompanive të mëdha shumëkombëshe, si dhe disa aktorë të shoqërisë civile.

Edicioni hibrid që mbahet nga 11 deri më 13 nëntor, u organizua për të avancuar zgjidhje konkrete ndaj sfidave të mëdha të paraqitura nga pandemia COVID-19 dhe për të përmirësuar qeverisjen globale.

Konfiskimi i 75 kilogramëve marihuanë, paraburgim ndaj pesë personave

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit javën po lëmë pas kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast kanë arrestuar pesë persona dhe kanë konfiskuar 75 kilogramë marihuanë.

Reshat Murseli nga Policia e Kosovës në një konferencë për media bëri të ditur se hetimet për këtë operacion kanë filluar para disa muajsh, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm të koduar ‘Bardhoshi’. Operacioni ka filluar pasditen e djeshme. 20 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një veturë e cila ishte në  lëvizje në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, kurse 55 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në shtëpinë e njërit të dyshuar tjetër. Janë sekuestruar 193 fishekë, tri vetura, 6 telefona, 1 mijë e 600 euro, dhe 2 mije e 700 dinar të Serbisë. Gjithashtu me rastin e njëjtë janë arrestuar edhe disa persona në Prishtinë, ku dy prej tyre janë serbë, dhe sot po ashtu është arrestuar një tjetër person në Ferizaj”, deklaroi ai.

Murseli tha se sasia e narkotikëve dyshohet se ka ardhur nga vendet fqinje dhe destinacion kishte vendet e Bashkimit Evropian, duke shtuar se gjithsej sasia e narkotikëve të konfiskuar nga operacioni është 75 kilogramë.

Personave të arrestuar u është shqiptuar 30 ditë paraburgim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Siguri
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme

Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Kalo në kategori