LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me zëvendëspresidenten amerikane, Kurti: Historia e saj është frymëzim për të gjithë

Pas takimit me zëvendëspresidenten amerikane, Kurti: Historia e saj është frymëzim për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris ka takuar edhe zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Pas këtij takimi, përmes Twittet-it, Kurti duke shpërndarë një fotografi të përbashkët, ka thënë se historia e Harris është frymëzim për të gjithë.


“Ishte nder e kënaqësi të takohesha me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff. Historia e saj mbresëlënëse e thyerjes së barrierave është një frymëzim për të gjithë ne”, shkruan Kurti krahas fotografisë ku është në shoqërinë edhe të bashkëshortes së tij, Rita Kurti.


Kryeministri Kurti më herët në Samitin e Paqes, iu është drejtuar pjesëmarrësve përmes një video-mesazhi.

Kurti u shpreh se është detyrë e liderëve, shkencëtarëve e aktivistëve që të jenë përparimtar.

Mesazhi i plotë i Kurtit në Forumin e Paqes në Paris
Lexo po ashtu Mesazhi i plotë i Kurtit në Forumin e Paqes në Paris

“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi përparimtarë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, Forumi i Paqes është duke u mbajtur në Paris nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron. /Telegrafi/