Gjatë qëndrimit në Paris të Francës, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.
Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Forumit të Paqes, ku ishin të pranishëm aktorët më të rëndësishëm në qeverisjen globale, ndër ta edhe Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve me një mesazh.
“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi progresistë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj, duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, tha ndër të tjera Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Për të katërtin vit radhazi, Forumi i Paqes në Paris mbledh aktorët më të rëndësishëm në qeverisjen globale, krerët e shteteve dhe qeverive dhe drejtues të organizatave dhe të kompanive të mëdha shumëkombëshe, si dhe disa aktorë të shoqërisë civile.
Edicioni hibrid që mbahet nga 11 deri më 13 nëntor, u organizua për të avancuar zgjidhje konkrete ndaj sfidave të mëdha të paraqitura nga pandemia COVID-19 dhe për të përmirësuar qeverisjen globale.
Mesazhi i plotë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti:
I dashuri President Emmanuel Macron,
Të nderuar udhëheqës të shteteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare,
Zonja dhe zotërinj,
Faleminderit për këtë mundësi.
Po jetojmë në kohë të ndryshueshme. Historia ka ecur më shpejtë në këto dy dekadat e fundit sesa në dy shekujt e kaluar. Udhëtimet e shpejta, komercializmi dhe informimi kanë hequr barrierat, kanë shtuar mundësitë dhe kanë nxjerrë miliarda nga varfëria.
Megjithatë, ato kanë sjellë edhe rreziqe të reja, si ndryshimet klimatike dhe kanë thelluar hendekun e pabarazisë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.
Po ashtu, ne tani jemi më të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe pandemive, që zhvillohen dhe përhapen më lehtë se kurrë.
Mënyra se si rritemi është në kundërshtim me vlerat tona morale dhe me planetin.
Krejt çka na duhet është rritje në harmoni me natyrën dhe që në qendër ka paqen, barazinë dhe prosperitetin për të gjithë.
Kjo kërkon ndryshim të mënyrës se si bëjmë biznes – ndryshim të qasjes sonë dhe të mënyrës se si jetojmë.
Por, përderisa njerëzit mendojnë që është në rregull të fluturosh me avion privat, përderisa 25.000 njerëz vdesin çdo ditë nga uria dhe më shumë se gjysmë miliardi jetojnë në varfëri ekstreme – ky vizion duket i paarritshëm.
Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi progresistë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj, duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën.
Të parafrazoj një thënie të Martin Luther King Jr: “Pabarazia kudo është kërcënim i barazisë çdokund”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe