Këngëtarja shqiptare, me famë tanimë të madhe ndërkombëtare, Dua Lipa, mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) ka qenë prezente në Këshillin Atlantik me një sërë personalitetesh të famshme.
E shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Distinguished Leadership Awards, ajo u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”.
Pasi pranoi çmimin, ylli shqiptar nuk ka munguar me një fjalim duke u shprehur me krenari të madhe për Kosovën, kulturën, të rinjtë e po ashtu edhe për liberalizimin e vizave.

“Unë qëndroj përpara jush si një fëmijë i Kosovës, e lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe jam sot si mysafire e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë vij nga një vend për të cilin shumica prej jush e keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si do ta përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak për Kosovën time”, ka thënë ajo.
Lipa ndërkohë fjalimin e ka nisur me fjalë shqip teksa po përshëndeste të pranishmit tha, “Siç themi në shqip, Mirëmbrëma”.
“Kosova është shteti më i ri në Evropë. Kemi vetëm 13 vite në rrugëtimin e tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, tha më tej 26-vjeçarja.
Autorja e “Future Nostalgia” në Këshillin Atlantik u takua edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i kërkoi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka qenë pyetja me të cilën i është drejtuar kryetares së KE-së.
Dua më tej tregoi edhe për Festivalin Sunny Hill duke thënë se në vitin 2018 e kishte themeluar së bashku me të atin, Dukagjin Lipën dhe se tani është kthyer në një nga festivalet më të mëdha të muzikës në rajon.
Ajo zbuloi se kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të krijuar Qendrën e Arteve dhe Inovacionit Sunny Hill në Prishtinë dhe shpresojnë që puna të fillojë verën e ardhshme.
Për më shumë, më poshtë ua sjellim të plotë fjalimin e Dua Lipës:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Edona James tregon se çka i pëlqen më shumë tek një mashkull

Drake befason sërish shqiptarët - pasi përmendi Prishtinën, tani shfaqet me flamurin kuq e zi në videoklipin e “Polar Opposites”

Vesa e zhgënjyer pas daljes nga BBVK: Unë buzëqeshi, edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin

James Blunt ua rikthen fansave në kujtesë përmes një videoje se dikur ka qenë ushtar në Luftën e Kosovës

Vjosa Osmani publikon një video përmbledhëse të darkës së yjeve, ku prezente ishte edhe Rita Ora me burrin e saj Taika Waititi

Rita Ora bashkë me Taika Waititin ia hedhin valles me këngë shqipe për 28 Nëntor

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Dafina Zeqiri mahnit me vokalin teksa këndon ‘live’ në darkën e organizuar nga presidentja Osmani

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk, pas vizitës së këtij të fundit në Izrael

Trajneri i Anglisë bëhet viktimë e një mashtrimi ku humbi milionat