LAJMI I FUNDIT:

Fjalët që Kobe Bryant ia kushtoi dashurisë më të madhe – basketbollit, në letrën zemërthyese kur u pensionua

Fjalët që Kobe Bryant ia kushtoi dashurisë më të madhe – basketbollit, në letrën zemërthyese kur u pensionua
Kobe Bryant (Foto: Christian Petersen/Getty Images/Guliver)

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, e ka humbur jetën në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij dhe shtatë njerëz të tjerë.

Në ndërkohë, mediat e kanë risjellë letrën lamtumirëse që ‘The Black Mamba’ e shkroi para se të largohej nga dashuria e tij më e madhe – basketbolli.



I dashur Basketboll,

Nga momenti kur fillova t’i mbështillja çorapet e babait dhe të bëja gjuajtje imagjinare fituese në ‘Great Western Forum’, e dija s enjë gjë është e vërtetë: ‘U dashurova me ty’. Një dashuri aq e thellë që të dhashë gjithçka – që nga mendja dhe trupi e deri te shpirti.

Si një djalë gjashtëvjeçar, i dashuruar thellë me ty, kurrë nuk e pashë fundin e tunelit. Thjesht e shihja veten duke dalë nga një i tillë. Kështu që vrapova. Vrapova lart e poshtë nëpër parket pas çdo topi të humbur për ty. Kërkove nxitjen time, ta dhashë zemrën, sepse erdhi me shumë më tepër.

Kam luajtur me djersë dhe dhimbje, jo sepse sfida më ftoi, por sepse më ftove TI. Bëra gjithçka për TY, sepse këtë e bën kur diçka të bën të ndihesh gjallë, ashtu si më ke bërë ti të ndihem.

Ia dhe një djali gjashtëvjeçar ëndrrën e Lakers dhe gjithmonë do të të dua për këtë. Por, nuk mund të të dua më shumë me obsesion. Ky sezon është gjithçka që më ka mbetur të jap. Zemra ime mund ta durojë goditjen, mendja ime mund ta përballojë presionin, por trupi im e di se është koha të them lamtumirë.

Dhe është në rregull. Jam i gatshëm të të lë. Dua ta dish tash, kështu që të dy ta shijojmë çdo moment që na ka mbetur bashkë. Të mirë dhe të keq. I kemi dhënë njëri-tjetrit gjithçka që kemi.

Dhe të dy e dimë, se pavarësisht se çfarë do të bëj në të ardhmen, gjithmonë do të jem ai fëmijë me çorapet e mbështjella, koshin e plehrave në skaj, :05 sekonda të mbetura, topin në duart e mia.

5 … 4 … 3 … 2 … 1

Gjithmonë do të të dua
Kobe


Letra lamtumirëse e Kobe Bryant nga basketbolli, e shkruar në nëntor 2015

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori