LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Wernerit pas nënshkrimit me Chelsean

Fjalët e para të Wernerit pas nënshkrimit me Chelsean

Timo Werner ka folur fjalët e para pas arritjes së marrëveshjes së RB Leipzig me Chelsean për transferimin e tij në Angli.

Në mëngjesin e sotëm (e enjte), Blutë e Londrës kanë zyrtarizuar transferimin e yllit gjerman në Stamford Bridge.


Werner do t’i bashkohet ekipit nga muaji korrik, ndërsa tashmë ka folur fjalët e para si lojtar i Chelseat.

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Timo Werner
Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Timo Werner

“Jam i lumtur që po nënshkruaj për Chelsean, është një moment shumë krenar për mua që po bashkohem me këtë klub të shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Werner.

“Sigurisht që dua të falënderoj RB Leipzig, klubin dhe tifozët, për katër vjet fantastike. Do të jenë përgjithmonë në zemrën time”.

“Mezi po pres sezonin e ardhshëm me shokët e mi të ri të ekipit, menaxherin tim të ri dhe natyrisht tifozët e Chelseat”.

“Së bashku kemi një të ardhme shumë të suksesshme përpara nesh”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/