LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Timo Werner

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Timo Werner

Klubi anglez, Chelsea ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me RB Leipzig për transferimin e sulmuesit gjerman, Timo Werner.

Blutë e Londrës kanë djegur konkurrencën me klubet tjera të mëdha evropiane për të arritur nënshkrimin me yllin gjerman.


Është vet klubi anglez që ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare arritjen e marrëveshjes me RB Leipzig për Werner.

“24-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale me Blutë, dhe do të mbetet në klubin gjerman për pjesën tjetër të sezonit të Bundesligës”.

“Ai do të bashkohet me shokët e tij të rinj në korrik, në varësi të kalimit të testeve mjekësore”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Vitet e kontratës dhe shuma e transferimit nuk janë zyrtarizuar nga klubi londinez. /Telegrafi/