LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Miralem Pjanic në prezantimin si lojtar i Barcelonës

Fjalët e Miralem Pjanic në prezantimin si lojtar i Barcelonës

Miralem Pjanic ka nisur epokën e re në karrierën e tij, kur sot është prezantuar në ambientet e klubit të Barcelonës.

Pjanic i cili i kushtoi arkave të Barcelonës plot 60 milionë euro, në këtë aventurë të re do të mbajë veshur fanellën me numër 8.


30-vjeçari u shfaq shumë i lumtur për kalimin në një superklub si Barcelona duke nënvizuar se në karrierën e tij kishte ardhur koha për një ndryshim.

“Falënderoj klubin, presidentin si dhe Eric Abidal që unë jam sot këtu. Është një nder për mua që t’i bashkohem kësaj familjeje të madhe”.

“Do të jam maksimumin për këtë fanellë dhe shpresoj që të fitojmë sa më shumë tituj së bashku. Kur kam qenë fëmijë gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur me Barcelonën dhe tashmë ajo ëndërr është kthyer në realitet”, ka thënë Pjanic gjatë prezantimit.

Pjanic ka ndarë emocionet e tij pas takimit me Lionel Messin.

“Në karrierën time kam pasur fatin të luaj me yje të futbollit botëror si Totti, Buffon apo Cristiano Ronaldo. Këtu u takova me Messin dy ditë më parë. Në momentin kur e takova isha shumë krenar që do të jem shok skuadre me të”.

“Unë gjithmonë përpiqem që të shoh më të mirën dhe të luash me një jashtëtokësor do të jetë një kënaqësi. Gjithsesi grupi është më i rëndësishëm dhe unë besoj shumë tek forca e grupit për të arritur objektivat”, deklaroi boshnjaku.

Në fund Pjanic u ndal edhe te Juventusi ku kishte shumë fjalë të mira për klubin nga Torino.

“U largova nga një klub i madh, ku përveçse fitova shumë tituj, fitova dhe eksperiencë. Pas nënte viteve në Itali kishte ardhur koha për ndryshim dhe po kërkoja stimuj të rinj”.

“Tashmë dua të njihem sa më shpejt me shokët e ekipit dhe të përshtatem me lojën e tyre. Shpresoj të përshtatem sa më shpejt dhe me futbollin spanjoll, ku tashmë kam filluar dhe kursin e gjuhës, e cila shpresoj që të më ndihmoj,” mbylli fjalën e tij mesfushori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori