LAJMI I FUNDIT:

Fituesja e lotarisë britanike e fyen Rita Orën për imazhet “afër” McGregorit (Foto)

Fituesja e lotarisë britanike e fyen Rita Orën për imazhet “afër” McGregorit (Foto)
Rita dhe McGregor... hmm, do dukeshin perfekt si çift? Foto: Getty Images

Fituesja më e re britanike e lotarisë e ka fyer rëndë Rita Orën duke e quajtur “lavire” për qasjen e saj shumë provokuese me boksierin, Conor McGregor.

Jane Park – e cila u bë e famshme pasi fitoi një milion funte në Euromillions, ka goditur ashpër Rita Orën pasi ajo është parë me McGregorin në British Fashion Awards në Londër të hënën mbrëma.


McGregor është në lidhje dhe ka fëmijë me partneren Dee Devlin tash e nëntë vjet, por Rita postoi një foto me yllin e boksit në Twitter me tekstin: “Takim nate”.

Postimi i Ritës në Twitter.

Bashkë me një përgjigje të ashpër nga ndjekësit e Ritës dhe McGregorit në rrjetet sociale, Park po ashtu reagoi për këngëtaren shqiptare 27 vjeçare.

“Rita Ora është duke bërë diçka për të qëndruar e rëndësishme, po bën gjëra të ndryshme për të reagime. Një lavire e cila shpreson të tërheqë vëmendjen e Dee Devlin”, u shpreh Park në Twitter.

Rita dhe McGregor u dukën afër njëri tjetrit. Foto: Getty Images

Një përfaqësues i Rita Orës ka këmbëngulur se “takim nate” ishte term në referencë të mbrëmjes në përgjithësi.

“Takim nate në këtë rast është një shprehje figurative, Rita postoi selfie edhe me Donatella Versacen si partneren e saj të vërtetë dhe një tjetër me Jourdan Dunn si partneren e asj tjetër”, ka thënë zëdhënësi i Ritës.

Dy pëllumba… që shkaktuan reagime të mëdha. Foto: Getty Images

Por, kjo nuk ka ndaluar reagime tjera që kritikojnë qasjen edhe të Ritës, por edhe të McGregorit.

“Ke një copë mishi irlandez në shtëpi plako. Nuk ke nevojë ta prishësh me McDonalds”, ka shkruar një adhurues.

Një tjetër “tweet” kundër Ritës po ashtu shkruante: Takim nate me një burrë të martuar?”, teksa një tjetër shtoi: “Duket shumë imazh i dashur për partneren e tij dhe nënën e fëmiut të tij, a mund të kesh pak respekt?”.

McGregor dhe Dee Devlin janë në lidhje që 9 vjet.

Park më herët tha se ajo do të dëshironte që kurrë të mos fitonte lotarinë, por të hollat kurrë nuk i dha si donacion.

Rita Ora dhe McGregor janë parë shumë të afërt në mbrëmjen e modës në Londër. Madje McGregor kishte vënë dorën e tij në trupin e Ritës, duke nxitur një mori reagimesh.

Jane Park!

McGregor ka nëntë vite që është në lidhje me Dee Devlin, nënën e fëmiut të tij. Ajo është e dashura e tij e parë dhe e fundit deri në këtë moment, andaj reagimet ndaj Ritës janë të mëdha në Britani.

Rita Ora pati sukses të madh së fundmi me këngët e reja.

Projekti i saj “Anywhere” u prit tejet mirë, pasi u pëlqye tepër, teksa ishte femra e vetme që me tri këngë ishte në top 30 të Billboard këtë vit.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori