Fitorja e tretë radhazi për Chelsean, Potter: Tani është mentaliteti i duhur

Chelsea ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Leicester City me rezultat 1-3.
Ben Chilwell, Kai Havertz dhe Mateo Kovacic realizuan golat në fitoren e madhe të londinezëve në udhëtim.
I lumtur me këtë fitore është shprehur trajneri anglez Graham Potter, i cili ka thënë se mentaliteti i skuadrës është duke u përmirësuar.
“Ishte një nga ato ndeshje ku edhe tifozeria vendase ta vështirëson shumë punën. Megjithatë, jam i lumtur nga lojtarët sepse e menaxhuan më së miri situatën. Nuk ishte një ndeshje e lehtë pavarësisht rezultatit, Leicester pati raste të mira”.
“Vuajtëm paksa, por me kalimin e minutave e morëm veten dhe ishim të vendosur mirë në fushë. Duhet të vazhdojmë me këto paraqitje, në mbrojtje po tregohemi solidë”.
“Kemi pësuar pak dhe mentaliteti është duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Tre fitore në tre ndeshjet e fundit përfshirë edhe Ligën e Kampionëve është një ndjesi e mirë, sidomos kur bëhet fjalë për nivele të tilla”.
“Dua edhe një fitore tjetër para se të vijë pauza prej kombëtareve. Do të luajmë për tre pikët edhe ndaj Everton”, tha Potter.
Tutje trajneri anglez ka folur edhe për mesfushorin Enzo Fernandez, i cili iu bashkua londinezëve gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Enzo Fernandez është i shkëlqyer, jam i bindur se do të rritet edhe më shumë pasi sapo është transferuar në një ambient që është i ri për të. Në fushë Fernandez sheh gjithçka, ka shumë vizion”, deklaroi Potter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Yjet e Milanit janë tërbuar pas shkarkimit të Maldinit ndaj drejtuesit

UEFA 'pajtohet' me Mourinhon dhe Romën për paraqitjen e dobët të Anthony Taylor

Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se tani është i pastrehë në moshën 32-vjeçare pas një diagnostikimi të gabuar të gjurit dhe karrierës së prishur nga alkooli

Nga kriza ndaj Man Cityt tek ndërtimi i Real Madridit të ri

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Postecoglou pritet të emërohet trajner i ri i Tottenhamit, ky mund të jetë formacioni i ri me tri transferime

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen