LAJMI I FUNDIT:

Fitore e rëndësishme për Vëllaznimin ndaj Prizrenit

Fitore e rëndësishme për Vëllaznimin ndaj Prizrenit

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Proton Cable Prizrenin 86:70 (22:21, 20:13, 26:19, 18:17), në javën e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Sfida nga fillimi ishte interesante, ku mysafirët e nisën 2:6, por u kundërpërgjigjën vendasit, duke kaluar në epërsi 22:17, sidoqoftë, çereku i parë përfundon 22:21. Kuqezinjtë ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në nëntë pikë, 40:31, derisa pjesa e parë përfundoi 42:34.


Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë dhe në periodën e tretë, ngritën epërsinë në 17 pikë, 68:51, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 68:53. Prizrenasit në dhjetë minutat e fundit afruan shifrat në 68:60, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Vëllaznimi ngriti epërsinë për të triumfuar në fund 86:70.

Më i miri te Vëllaznimi ishte Sammuel Sessoms me 23 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, kurse te Proton Cable Prizreni, Desi Sills kishte 16 pikë e pesë asistime dhe Arti Hajdari 13 pikë e gjashtë kërcime.

Tani Vëllaznimi numëron tetë fitore e nëntë humbje, kurse Proton Cable Prizreni pesë fitore e 12 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori