Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin në udhëtim 85-89 (21:15, 14:28, 28:24, 22:22), në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Bardhekaltrit nga Prishtina shënuan 18 herë për tri pikë nga 41 tentime, që u ndihmoi shumë në fitoren e dytë në këtë edicion.
Ndeshja nisi e baraspeshuar, megjithatë, me kalimin e minutave, Ponte u tregua skuadër më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 21:15. Megjithatë, bardhekaltrit kundërpërgjigjen në periudhën e dytë, duke u treguar shumë më të mirë, sidomos në tentimet për tri pikë, ku kishin epërsi deri në dhjetë pikë, derisa kjo pjesë përfundoi 14:28 për mysafirët, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 35-43.
Perioda e tretë ishte më e barabartë, ku Ponte nuk dorëzohet, duke kërkuar përmbysjen dhe e fiton këtë pjesë 28:24, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:67.
Në 10 minutat e fundit, Prishtina sërish me tentime të sakta nga tri pikë shkëputet në epërsi, 67:82, vetëm pesë minuta nga fundi. Prizrenasit me presion arrijnë të shkrijnë epërsinë në 85:89, por nuk arritën të bëjnë më shumë. Kështu tani të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe tri humbje.
Te Ponte Prizreni u dalluan Ty Nichols me 22 pikë e tetë asistime, Josh Martin me 20 pikë e 10 kërcime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e 10 kërcime, derisa te Sigal Prishtina më të mirët ishin Fisnik Rugova me 28 pikë e 10 kërcime, Arian Qallaku me 25 pikë e nëntë asistime dhe Edmond Azemi me 20 pikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës
Messi shënon gol spektakolar, por falë një autogoli qesharak nga Luis Suarez nuk arrihet fitorja
Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë
Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi - asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun
Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori
Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United