Filmi i regjisorit shqiptar Izer Aliut “Hunting Flies”, është shpërblyer me çmim të veçantë në programin evropian të filmave në PriFest 2017.
Filmi “Goran”, me regji të Navio Marasevic ka dalë të jetë filmi më i mirë i edicionit të sivjetmë të Festivalit të Filmit “PriFilmFest”, që sonte ka pas edhe mbrëmjen përmbyllëse, shkruan KultPlus.
Mysafiri special i edicionit të nëntë të Festivalit të Filmit në Prishtinë, regjisori i njohur ndërkombëtar Paul Haggis, u nderua sonte në Prishtinë, për kontributin e tij të jashtzakonshëm në kinematografi.
Në natën finale të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, regjisorit Haggis, nga PriFilmFest 2017, iu nda një trofe nderi ”Hyjneshë e Artë”.
”Ndërsa nuk keni harruar përpiquni që të falni atë në të cilën keni kaluar. Ju këtë e bëni duke dhënë çmime për të gjitha vendet e botës”.
”Jam shumë i nderuar në këtë skenë, është një organizim i quajtur i pastër dhe uroj që të vazhdoni kështu për të kërkuar drejtësi”, ka përfunduar regjisori i njohur, Haggis.
Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi është shpallur fituese e çmimit vjetor të PriFilmFest për filmbërës kosovar.
Matoshi njihet mjaft shumë për rolet e saj artistike, ndërsa në prononcimin e saj me rastin e marrjes së çmimit të saj në PriFilmFest, tha se atë ia dedikon dikujt të rëndësishëm, transmeton Klan Kosova.
”Kjo është një shtysë për me vazhduar të ardhmen të punoj qysh kam punuar deri sot”.
”Këtë çmim ia dedikoj mamit tim. Përzemërsisht falënderoj Vjosën që ka mundësuar këtë festival për të parë të gjithë talentin tonë”.
Më poshtë po plasojmë listën e çmimeve që janë ndarë në mbrëmjen e sotme.
Çmimi për filmin më të mirë të programit të filmave të Ballkanit shkon për filmin GORAN me regjisor Nevio Marasevic dhe me producent Danijel Pek.
Çmimi për regjisorin më të mirë të Ballkanit shkon për Hana Jusic nga filmi kroat QUIT STARING AT MY PLATE
Çmimi për aktoren më të mirë të Ballkanit shkon për Mia Petricevic nga filmi kroat QUIT STARING AT MY PLATE
Çmimi për aktorin më të mirë të Ballkanit në PriFest 2017 shkon për CANDER CINDORUK nga filmi EMBER, Turqi.
Çmim special në kategorinë e filmave të Ballkanit shkon për regjisorin Nevio Marasevic të filmit GORAN, Kroaci.
Çmimi për filmin më të mirë të programit evropian në PriFest 2017 shkon për MELLOW MUD (Letoni) me regjisor Renars Vimba dhe me producent Alija Berzina.
Çmimi special i jurisë në programin e filmave evropianë shkon për CHRONICLES OF MELANIE nga regjisori Viestur Kairish, bashkëpunim i Letonisë, Çekisë dhe Finlandës.
Fitues i çmimit për dokumentarin më të mirë është filmi SEE YOU IN CHECHNY nga Gjeorgjia, me regjisor Alexandar Kvatashidze.
Filmi fitues i programit të metrazhit të mesëm në PriFest 2017 është filmi NAKED, film nga Izraeli, me regjisor Yoram Sachs.
Filmi fitues nga juria FIPRESCI 2017 është filmi AMOK nga regjisori Vedran Tozija.
Fitues i çmimit nga juria e mediave 2017 është filmi MELLOW MUD nga Letonia, me regji të Renars Vimba.
Fituesi i çmimit ‘Filmi më i mirë’ nga juria e pavarur e studentëve 2017 është ‘Le femme de la TVG’ nga Timo von Gunten, Zvicër.
Fitues i projektit Green Film Project 2017, i mundësuar nga Bechtel Enka, është LET US BREATH nga Arian Bytyçi.
Fitues i çmimit prej 80,000 eurove në Post Production në Best Pitch 2017, projekti HIVE nga Blerta Basholli, Kosovë.
Fitues i Best Pitch 2017, projekti SIRIN nga Senad Sahmanovic, Mali i Zi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit