LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Adnan Kafazi” në Cineplexx, kasti tregojnë detajet e filmit aksion-komedi që pritet të marrë zemrat e publikut


Të mërkurën në kinemanë ‘Cineplexx’ është mbajtur konferenca për shtyp e kastit të filmit “Adnan Kafazi”.

Reklama

Regjisori Genc Berisha, producentët dhe aktorët e filmit më të ri të zhanrit komedi/aksion, kanë rrëfyer para gazetarëve historinë e realizimit të filmit dhe sfidat që iu janë paraqitur.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin që kemi arritur dhe me ekipin që kemi pasur, mezi kam pritur që t’ia nis pjesës së tretë, i kemi parë vështirësitë nga filmat e kaluar dhe tani i kemi kaluar shumë më lehtë. Kemi qenë një ekip shumë më i madh edhe mendoj që edhe këta kanë qenë shumë më profesional se herët e kaluar”, ka thënë regjisori Genc Berisha.

Genc Berisha (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë, aktori dhe producenti Besart Sllamniku e bëri të qartë se filmi “Adnan Kafazi” vjen si vazhdimësi e sukseseve të filmave “Zonjusha” dhe “Diamanti”.

“Kur e kemi bërë filmin ‘Zonjusha’ nuk e kemi ditur që do ta bëjmë filmin ‘Diamanti’, por kur e kemi bërë ‘Diamantin’ ne e kemi ditur që do të bëhet ‘Adnan Kafazi’. E kemi ditur edhe sinopsisin dhe ka qenë një plan të cilit nuk kemi arritur ta realizojmë, ky film ka pasur shumë më herët për t’u realizuar, por për shkak të pandemisë është vonuar”, ka rrëfyer Besart Sllamniku.

Genc Berisha (Foto: Telegrafi)

Ndërsa aktorja Edona Reshitaj e cila luan një prej roleve kryesore në film, tha se është e lumtur që mori pjesë në këtë film të zhanrit komedi/aksion, i cili mbi të gjitha ka në fokus fuqizimin e gruas.

“Fatkeqësisht shoqëria jonë është një shoqëri e cila nuk ka qejf që t’i shfaqë problemet e femrës, sidomos në aspektin, një shoqëri që ka dëshirë ta lërë femrën të heshtë dhe të mos i shfaq problematikat që i ka ajo. Shpresoj që ky film do t’i vetëdijësojë femrat, por me më rëndësi është të vetëdijësohen meshkujt, sepse meshkujt janë problematika pse femrat janë të izoluara dhe nuk mund ta shprehin lirinë e tyre”, ka thënë Reshitaj.

Genc Berisha (Foto: Telegrafi)

Filmi “Adnan Kafazi” do të jetë i disponueshëm për publikun nga data 2 shkurt në ‘Cineplexx’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Magazina
MC Kresha licensohet si trajner i futbollit

MC Kresha licensohet si trajner i futbollit

Magazina
Transformimi drastik i Albatrit Muqiqi - këngëtari tregon se si ia arriti dhe a është rritur xhelozia e bashkëshortes së tij

Transformimi drastik i Albatrit Muqiqi - këngëtari tregon se si ia arriti dhe a është rritur xhelozia e bashkëshortes së tij

Magazina
Taynës ia hedhin reçipetat në skenë gjatë një koncerti në Gjermani

Taynës ia hedhin reçipetat në skenë gjatë një koncerti në Gjermani

Magazina
Leonardo DiCaprio shihet në shoqërinë e mikes së Gigi Hadidit, Meghan Roche

Leonardo DiCaprio shihet në shoqërinë e mikes së Gigi Hadidit, Meghan Roche

Magazina
Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Magazina
Kalo në kategori