LAJMI I FUNDIT:

Fillon ‘misioni fshesa’ te Real Madridi – 17 lojtarë do të largohen nga mbretërit

Fillon ‘misioni fshesa’ te Real Madridi – 17 lojtarë do të largohen nga mbretërit
Gareth Bale e Marcelo . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Real Madridi është klubi më aktiv në afatin kalimtar verorë, ku deri më tani ka harxhuar hiq më pak 300 milionë euro për blerjen e pesë lojtarëve.

Afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Luka Jovic, Eden Hazard dhe Ferland Mendy kapin shifrën e 300 milionë eurove shpenzime, por duket se Los Blancos nuk do të ndalen me kaq.


Klubi dëshiron t’i ofrojë sa më shumë yje Zinedine Zidanes, për të mos e kaluar edhe një sezon pa trofe, siç ishte i fundit.

Por para se të blejë tani, Reali duhet të shesë dhe te Los Blancos e kanë nisur fushatën e spastrimeve.

Të gjitha lajmet nga Real Madrid
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Janë plot 17 lojtarë që me shumë gjasa do të largohen nga klubi.

Në radhë për t’u larguar qëndrojnë James Rodriguez, Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe Marcelo.

Marcelo e Gareth Bale . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Klubi nga këto shitje pritet të marr shuma të konsiderueshme parash.

Me valixhe në duar janë edhe Lucas Vasquez, Mariano Diaz , Keylor Navas, Dani Ceballos, Marcos Llorente, Nacho Fernandez, Jesus Vallejo, Theo Hernandez, Borja Mayoral, Raul de Tomas, Luca Zidane, Luca Silva.

Në dyshim të madh është e ardhmja e Iscos që vështirë se do të qëndrojë.

Të konfirmuar nga skuadra aktuale janë portieri Thibaur Courtois, Alvaro Odriozola, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Sergio Regulion, Luka Modric, Toni Kroos, Casemiro, Brahim Diaz, Karim Benzema, Vinicius Jr  dhe Marco Asensio.

Asensio ka oferta dhe mund të vendosë të largohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori