LAJMI I FUNDIT:

Fillon aktiviteti i SPB-Tetovë “Siguri në shkolla – për bashkëjetesë ndëretnike dhe tolerancë”

Fillon aktiviteti i SPB-Tetovë “Siguri në shkolla – për bashkëjetesë ndëretnike dhe tolerancë”

Sektori për punë të brendshme Tetovë do të fillojë me aktivitetet e para të planifikuara në kuadër të projektit edukativo-parandalues “Siguri në shkolla – për bashkëjetesë ndëretnike dhe tolerancë” bartës të së cilit janë Sektori për parandalim pranë SPB Tetovë, administrata lokale e Tetovës dhe e Gostivarit dhe OSBE-ja, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Josifovski sqaroi se qëllimi i projektit dhe aktiviteteve të ardhshme sportive është njohje e ndërsjellë, shoqërim dhe sportim i përbashkët i nxënësve të shkollave të mesme nga dy qytetet e Pollogut për tejkalimin e të gjitha paragjykimeve dhe stereotipave në këtë plan dhe për përmirësimin e sigurisë së përgjithshme në shkollat e tyre.


Me këtë projekt, theksoi, është paraparë të përfshihen rreth 2600 nxënës të vitit të parë nga shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar.

Si pjesë përbërëse e projektit që realizohet disa vite, do të mbahen edhe turnirë tradicional në volejboll që do të fillojnë nga kjo e shtunë dhe në të cilat do të marrin pjesë 8 ekipe nga Tetova dhe 4 nga Gostivari me përbërje të përzier etnike dhe gjinore. Ndeshjet e para eliminuese do të luhen në sallat e Gjimnazit të Tetovës dhe Shkollës fillore të Gostivarit “Ismail Qemali”. Një javë më pas më 15 tetor janë planifikuar ndeshjet përfundimtare ndërsa për më të mirët janë paraparë çmime jubilare dhe mirënjohje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori