Mauro Icardi mund ta humbasë shiritin e kapitenit tek Interi.

Sulmuesi argjentinas ka botuar një libër me biografinë e tij ku ka treguar edhe një rast nga viti i kaluar kur u përlesh me tifozët në humbjen ndaj Sassuolos.

Në librin e tij Icardi ka treguar trimëri duke thënë se iu drejtua një tifozi që ia hodhi fanellën fytyrës me disa fyerje.

“Copë m…, bën si gangster me një fëmijë për t’u dukur para tifozëve? Të të vijë turp, t’iu vijë turp të gjithëve”, shkroi Icardi, duke thënë se zyrtarët e klubit i kërkonin ta ruanin tek shtëpia e tij por ky nuk ka pranuar.

Aguero nuk do të gjuaj më penallti, këtë stinor ka humbur shumë (Video) Aguero nuk do të gjuaj më penallti, këtë stinor ka humbur shumë (Video)

“I thashë klubit, le të vijë kush të dojë, nuk kam frikë askënd. Jam rritur në Argjentinë, në një nga lagjet me kriminalitet mjaft të lartë dhe me të vdekur rrugëve. Sa janë? Pesëdhjetë, njëqind, dyqind? Atëherë unë po marr 100 kriminelë nga Argjentina dhe i lë të vdekur në vend, pastaj ta shohin”, ka shkruar Icardi në librin e tij.

Por pasi nuk është pritur mirë, argjentinasi ka kërkuar falje në profilin e tij në Instagram për fjalët që ka nxjerrë nga libri.

Tifozët e Interit nuk e kanë mirëpritur kërkim faljen e tij, duke e vërshëllyer në fillim të ndeshjes por edhe gjatë gjithë kohës në takim që po luhet ndaj Cagliarit.

Nëpër rrjete sociale ka shumë komente të tifozëve të Interit që kërkojnë heqjen e shiritit të kapitenit nga krahu i Icardit.

Mbetet të shihet se si do të veprojë klubi pas kësaj ndeshje. /Telegrafi/