LAJMI I FUNDIT:

Fidan Kalludra triumfon në garën e parë në drift

Fidan Kalludra triumfon në garën e parë në drift

Është mbajtur gara e parë e disiplinës drift në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm, garë kjo e cila për herë të parë u organizua nga Federata e Auto Sportit e Kosovës.

Garuesi nga Mitrovica, Fidan Kalludra ishte fitues i garës me 77 pikë, thuhet në njoftimin e FASK.


Ai me makinën e tij BMW ishte tejet atraktiv për shikuesit, e njëherësh edhe i shpejtë e i saktë.

Pas tij u rendit Gramos Binaku i Gjakovës me Opel, i cili tuboi 50 pikë.

Podiumi u plotësua me Alteron Sylmetën, po ashtu me Opel dhe po ashtu nga Gjakova, i cili garën e përfundoi me 44 pikë.

Paraqitje të mirë patën edhe Liridon Kalenderi e Bujar Bytyqi, të cilët u renditën në pozitat katër, përkatësisht pesë.

Gara u zhvillua në Qendrën e Panaireve në Gazimestan, ndërsa interesimi i dashamirëve të driftit ishte mjaft i madh