FFK do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë që u shfaqën me fanella "me mbishkrim irredentist nacionalist"

Federata e Futbollit e Kosovës do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë, të cilët pas ndeshjes ndaj Portugalisë janë shfaqur me fanella me mbishkrim irredentist nacionalist.
FFK konsideron se propagandimi i një kënge nacionaliste nga futbollistët e Serbisë, në tekstin e të cilës përmenden dy qytete të vendeve fqinje të saj, Prizreni i Republikës së Kosovës dhe Rumja i Malit të Zi është i papranueshëm.
“Ky gjest nxitës dhe nacionalist nuk përkon me vlerat evropiane, por thjesht është pjesë e ëndrrave dhe mendimeve shoviniste dhe irredentiste serbe”.
https://twitter.com/JasminMuj/status/1460130968744849410
“Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe kudo vlerësohet për krijim të urave të miqësisë ndërmjet popujve dhe si të tillë duhet ta ruajmë, e jo të shërbejë si mjet propagandues për shovinizëm të tërbuar”.























































