LAJMI I FUNDIT:

FFK sqaron situatën rreth stadiumit të Prishtinës, thotë se ndeshja Prishtina-Drita nuk do të zhvillohet aty

FFK sqaron situatën rreth stadiumit të Prishtinës, thotë se ndeshja Prishtina-Drita nuk do të zhvillohet aty

Federata e Futbollit të Kosovës [FFK] ka dalë me komunikatë zyrtare për të sqaruar situatën në lidhje me stadiumin e Prishtinës.

Prishtina dhe Drita do të luajnë mes vete në ndeshjen e fundit të sezonit 2017/18, ndeshja e cila do të vendos kamponin e këtij sezoni.


Komuna dhe klubi i Prishtinës kanë bërë kërkesë zyrtare tek FFK-ja për të zhvilluar këtë ndeshje në kryeqytet dhe tanimë federata ka dalë me komunikatë zyrtare rreth kësaj çështje.

Gjithçka që duhet të dini për stadiumin e rinovuar të Prishtinës
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për stadiumin e rinovuar të Prishtinës

Komunikata e plotë e FFK-së:

“FFK-ja me kujdes ka përcjellë lajmet për ndeshjen e shumë përfolur dhe kërkesën e FC “Prishtina” që ndeshja e fundit këtij kampionati ndërmjet  dy pretendentëve për titull Prishtinës dhe Dritës të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, ndaj jep këtë sqarim për opinion”.

“FFK-ja gjithmonë ka dashur dhe ka qenë e interesuar që ndeshjet të zhvillohen në stadiume të mira dhe sidomos në Prishtinë. Por siç dihet tashmë stadiumi i qytetit në Prishtinë është në rinovim e sipër”.

“Madje FFK-ja ka qenë e interesuar që të paktën dy ndeshje të Kombëtares A të zhvillohen në kryeqytet, por duke ndjekur shqetësimet edhe të UEFA-s, që stadiumi nuk është i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ka hequr dorë nga një gjë e tillë”.

“Po ashtu FFK-ja me kujdes ka ndjekur edhe punimet në stadiumin  e qytetit dhe sipas informatave nga Investitorët MKRS dhe komuna e Prishtinës si dhe punëkryesit, stadiumi mund të jetë i gatshëm diku nga fundi i qershorit i këtij viti dhe paraprakisht duhet të bëhet pranimi teknik tij dhe më pastaj Komisioni i FFK-së për inspektimin e objekteve sportive i FFK-së do të inspektojë dhe vlerësojë se ai përmbushë kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve qoftë kampionale qoftë ndërkombëtare”.

“Së këndejmi me gjithë dëshirën dhe vullnetin që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium të mirë përkatësisht në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku nuk ka pranim teknik të objektit, FFK-ja edhe njëherë sqaron opinionin se këtu nuk është punë marrëveshjeje apo mirëkuptimi, por gjendja është e tillë”, shkruan në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori