LAJMI I FUNDIT:

FFK njofton për rregullat që duhet t’i zbatojnë qytetarët për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar

FFK njofton për rregullat që duhet t’i zbatojnë qytetarët për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore Kosova – Gjibraltari, që zhvillohet sonte (e enjte) në ora 18:00, do të hapen në ora 16:00.

Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:
1. Dyert e stadiumit hapen ne ora 16:00.
2. Luten qytetaret që të vijnë me kohë ne stadium, duke filluar nga ora 16:00 për të shmangur tollovinë.
3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë bilete luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
5. Gjerat qe nuk lejohen ne stadium do te konfiskohen ne hyrje. Gjerat e palejuara përfshijnë:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
6. Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia
7. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori