LAJMI I FUNDIT:

FFK-ja tregon kur hapen dyert dhe gjërat e ndaluara për tifozët

FFK-ja tregon kur hapen dyert dhe gjërat e ndaluara për tifozët

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore Kosovë – Danimarkë, e cila zhvillohet sonte nga ora 19:00, do të hapen në ora 17:00.

Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.


Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:

1. Dyert e stadiumit hapen në ora 17:00.

2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 17:00 për të shmangur tollovinë.

3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë bilete luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

5. Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

– Çdo material promovues racist, ksenofobi, politik dhe fetar

6. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.

Policia e Kosovës tregon se cilat rrugë do të bllokohen për ndeshjen Kosovë-Danimarkë
Lexo po ashtu Policia e Kosovës tregon se cilat rrugë do të bllokohen për ndeshjen Kosovë-Danimarkë

Edhe Policia e Kosovës ka zbardhur detajet që ka marrë për masat paraprake për ndeshjen e sotme mes përfaqësueses sonë dhe daneze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori