LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës tregon se cilat rrugë do të bllokohen për ndeshjen Kosovë-Danimarkë

Policia e Kosovës tregon se cilat rrugë do të bllokohen për ndeshjen Kosovë-Danimarkë

Qyteti i Prishtinës do të jetë sonte nikoqir i ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të mirëpres përfaqësuesen e tonë dhe kombëtaren daneze me fillim në ora 19:00.

Kjo ka bërë që edhe Policia e Kosovës të mobilizohet pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt”, shkruan fillimisht në njoftimin e policisë.

Kombëtarja e Danimarkës

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Më tutje policia e Kosovës ka treguar se cilat rrugë do të bllokohen dhe masat që kanë ndërmarrë për ndeshjen.

“Në këtë kontekst, policia sot prej orës 11:00, do të ndërpres qarkullimin dhe ndaloj parkimin e të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia” si bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike”, shkruan më tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Ligat tjera
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Premier League
Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Premier League
Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Liga e Kampionëve
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori