LAJMI I FUNDIT:

Festoi si i çmendur pasi shënoi ndaj tyre, tifozët e Atletico Madrid me mesazh për Felix

Festoi si i çmendur pasi shënoi ndaj tyre, tifozët e Atletico Madrid me mesazh për Felix

Që nga fillimi i verës, Joao Felix ka shkaktuar shumë polemika tek klubi i Atletico Madridit. Ndonëse në pronësi të madrilenëve, ai ka deklaruar haptasi dëshirën e tij për kalim tek Barcelona, dëshirë e cila iu realizua më pas.

Në përballjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit në vikendin që lamë pas, Felix i zemëroi shumë tifozët e “Rojiblanc” pasi bëri krahasimin e stilit të lojës të të dy skuadrave.


Në fund, portugezi shënoi golin e tri pikëve për Barcelonën dhe më pas e festoi me shumë pasion atë.

Duke i marrë të gjitha këto në konsideratë, Alberto Garcia, i cili është zëdhënës i ‘Unionit Ndërkombëtar të Tifozëve të Atletico Madrid’, ka lëshuar një njoftim zyrtar në drejtim të Felix, ku foli në emër të të gjithë komunitetit.

“Tani na del që ai ka qenë një tifoz i Barcelonës që kur ishte fëmijë dhe feston golat sikur të ishte një ndeshje që vendoset titulli. Ishte goli i tij i dytë në La Liga, nuk është që ai po kalon një sezon të mirë”.

“Është mosmirënjohje dhe mosrespekt për një fanbazë e cila ka qenë e tij dhe e ka trajtuar atë mirë. Ai ka gjeneruar një atmosferë armiqësore në “Metropolitano” dhe ne nuk duam ta shohim atë më me fanellën e Atletico Madridit”, ka thënë Garcia.

Padyshim që romanca mes Felix dhe tifozëve të Atletico Madridit ka marrë fund dhe ndeshja e dytë e cila do të zhvillohet në Madrid mes dy ekipeve më 17 mars, garanton një natë të gjatë për Felix.

"A do luftë?", Gimenez ishte i nervozuar me Felixin gjatë gjithë derbit Barcelona-Atletico
Lexo po ashtu "A do luftë?", Gimenez ishte i nervozuar me Felixin gjatë gjithë derbit Barcelona-Atletico

Felix ishte bërë pjesë e Atleticos në vitin 2019 pas një aventure me Benfican në Portugali dhe madrilenët u desh të paguajnë plotë 127 milionë euro për kartonin e tij.

Sidoqoftë, 24-vjeçari nuk arriti asnjëherë të shfaq potencialin e tij të plotë, kryesisht edhe për faktin që shpeshherë nuk aktivizohej në pozicionin e tij natyral nga trajneri Diego Simeone./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori