LAJMI I FUNDIT:

Festivali i Venecias, konkurrojnë 20 filma për “Luanin e Artë”

Festivali i Venecias, konkurrojnë 20 filma për “Luanin e Artë”

Aktorët e filmit “Arrival” kërcyen e u përqafuan në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia.

Thrilleri me aktorë kryesore Amy Adams, pesë herë e nominuar për çmimet Oscar dhe regjisor Denis Villeneuve, që pati premierën e tij është njëri prej 20 filmave në konkurrim për “Luanin e Artë”.


Edicioni i 73-të i Festivalit të Venecias u çel të mërkurën me muzikalin “La La Land”, një homazh i periudhës së madhe klasike të filmave amerikanë të këtij lloji. Ndër filmat që konkurrojnë në këtë festival, Gjermania ka financuar, përveç filmit të regjisorit Wim Wenders “Ditët e bukura të Aranjuezit” edhe dokumentarin “Voyage of Time: Life’s Journey” nga Terrence Malick (SHBA) që merret me origjinën e botës.

Filmi i ri “Frantz” i regjisorit francez François Ozon tregon për dashurinë mes një të veje gjermane që i kishte vdekur burri në luftë dhe një ushtari francez pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Me interes të madh pritet filmi i Ana Lily Amirpour, e vetmja grua në garë, nëse nuk marrim parasysh bashkëregjisoren e filmit “Spira Mirabilis”, Martina Parenti.

Regjisori serbo-boshnjak Emir Kusturica paraqitet me “On the Milky Road”, një film epope ku flitet për dashurinë në kohën e luftës në Bosnje. Ai tregon se çfarë mekanizmash qëndrojnë pas konflikteve të armatosura, se çfarë janë në gjendje t’i bëjnë njëri-tjetrit njerëzit në kohë të tilla dhe se si mund të shkatërrohet individi në luftë.

Në trend Magazina

Më shumë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori