LAJMI I FUNDIT:

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar, organizon festivalin njëditor në kuadër të Ditës së Animacionit

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar, organizon festivalin njëditor në kuadër të Ditës së Animacionit

28 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Animacionit! Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar po e feston këtë rast të veçantë me një mini-festival një ditor në Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, Kosovë.

Në datën 28 tetor Anibar do të shfaq dy programe të animacionit. Në orën 12:00 do të fillojmë me programin për fëmijë, një program që përmban një përzgjedhje të filmave të shkurtër të animuar të kuruar në kuadër të programit për fëmijë të edicionit tonë të 12-të.


Në orën 18:00 festivali vazhdon me programin për të rriturit ku gjithashtu, do të jenë të shfaqur filma të animuar nga edicioni ynë i 12-të.

Përveç shfaqjes së filmave ju mund të shijoni edhe një eksperiencë VR e cila do të jetë e vendosur në korridoret e Kinemasë Jusuf Gërvalla.

Aktiviteti do të jetë i hapur për fëmijë dhe për të rritur. Mund edhe të vet-edukoheni rreth historisë dhe evolucionit të animacionit, përmes videove të cilat do të shfaqen gjatë tërë ditës. Duke filluar nga ora 19:30 do të kemi edhe një natë muzikore për të shënuar përfundimin e ngjarjes.

Ejani dhe festoni Ditën Ndërkombëtare të Animacionit me Festivalin e Animacionit Anibar në Pejë!

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori