LAJMI I FUNDIT:

Festivali i Kanës ua ndalon artistëve “selfie” në qilimin e kuq

Festivali i Kanës ua ndalon artistëve “selfie” në qilimin e kuq

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë ka njoftuar se u ka ndaluar artistëve të marrin telefonat e tyre celular në ngjarjen e këtij viti dhe se nuk do të ketë më projeksione të veçanta të filmave për shtypin.

Zyrtari i festivalit Tyler Fremo shpjegoi se “selfie” është i ndaluar në “qilimin e kuq” të Festivalit të Kanës, pasi kjo komplikon protokollin e ardhjes së zyrtarëve.


Fremo njoftoi dy vjet më parë rreth “përfundimit të kësaj praktike qesharake dhe groteske” të vetë fotografimit.

George Clooney dhe Amal Clooney (Getty Images)

Organizatorët e festivalit, i cili do të mbahet nga 8 deri më 19 maji i këtij viti, vendosën se nuk do të ketë më projekte të filmave në garën për Palmën e Artë vetëm për gazetarët, por këtë vit do të zbulojnë edhe përmbajtjen e filmave si gjithë të tjerët.

Presidente e edicionit të 71-të të Festivalit të Filmit do të jetë aktorja australiane Kate Blanchett.

Fremo tha se lista e filmave do të shpallet së shpejti, ku gjendet edhe kandidati favorit për “Golden Palm”, çmimi kryesor i festivalit.

Vitin e kaluar, “Golden Palm” iu dha regjisorit suedez Ruben Ostlund për filmin “The Square”. /Telegrafi/

Bella Hadid