Qytetarët serbë të Kosovës, por edhe serbë që vijnë nga Serbia po mblidhen sot në Gazimestan për të shënuar Vidovdanin.
Për këtë zyrtarë të Serbisë kanë kërkuar leje nga Ministria e Punëve të Jashtme për të hyrë në Kosovë, mirëpo jo të gjithëve iu është aprovuar kjo leje.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk do të mund të hyjë në Kosovë sot për të marrë pjesë në festimet e Vidovdanit, e kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të tij nacionaliste kundër Kosovës.
Në lidhje me këtë ka reaguar përmes rrjetit social edhe Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Behxhet Pacolli.
Sipas tij, secili provokim që mund të bëhet pasojat do t’i bart Beogradi, ngase sic ka shkruar ai provokime të tilla bëhen me qëllim.
“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Përtej konspiracioneve që rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës, nënkupton zbatim të ligjit nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.
Ndërsa, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq iu është lejuar hyrja, bën të ditur Telegrafi.
Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka hartuar planin operativ në lidhje me mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet me datën 28 qershor, përmes hartimit të planit operativ, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit në vend, si dhe shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve.
Në njoftimin për media thuhet se me qëllim të garantimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët, në lokacionet ku do të ketë kufizime, bllokime të plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve, në zonat ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme, siç janë: Prishtina, Graçanica, Gazimestani do të angazhohen zyrtarë policorë të mjaftueshëm, me qëllim të ridrejtimit të komunikacionit dhe ofrimin e kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?