LAJMI I FUNDIT:

Festa e lojtarëve të Romës në Tiranë me trofeun e Ligës së Konferencës

Festa e lojtarëve të Romës në Tiranë me trofeun e Ligës së Konferencës

Roma ka arritur ta mposht Feyenoordin në finalen e Ligës së Konferencës të zhvilluar në Tiranë me rezultat 1-0.  

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të të ndeshjes.


Verdhekuqtë rikthehen të fitojnë një garë evropiane pas vitit të largët 1961.

Gjithsesi, tashmë italianët mund t’i gëzohen trofeut më të ri që shtojnë në koleksion.

Ndërkaq, ishte Lorik Cana që solli në fushë Kupën me legjendën e kombëtares që ishte edhe ambasadori i Ligës së Konfernecës në këtë edicion.

Në fund trofeu u ngrit lart me krenari nga kapiteni Lorenzo Pellegrini.

Marash Kumbulla edhe pse nuk luajti, mori medaljen dhe e shijoi festën. /Telegrafi/