Interi vazhdoi festimet e titullit të fituar sot në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”, kur u takua me presidentin Steven Zhang për foton zyrtare të ekipit.

Lojtarët ishin në pushim të dielën, kështu që ishin në shtëpi kur Atalanta barazoi 1-1 me Sassuolon, ku edhe matematikisht Interi e kishte fituar titullin në Serie A.


Ata kanë festuar së bashku këtë mëngjes dhe ekipi i mediave sociale të Interit ka  publikuar një video ku shihen duke kënduar këngën 'kampionë'.

Interi e ka fituar titullin katër ndeshje para fundit, duke folur shumë për dominimin që kishin këtë sezon.

Zikaltërit kanë aktualisht 82 pikë në renditje në Serie A./Telegrafi/

telegrafi sport app