LAJMI I FUNDIT:

Ferrero: Torreira kushton 50 milionë, për Praet duhen 30-40 milionë euro

Ferrero: Torreira kushton 50 milionë, për Praet duhen 30-40 milionë euro

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero paralajmëroi se ekipet se ylli i skuadrës së tij, Lucas Torreira ka vlerë 50 milionë euro, ndërsa për lojtarin tjetër, Dennis Praet ata kanë nevojë për 30-40 milionë euro.

Dy mesfushorët e Sampit kanë tërhequr shumë interes nga klubet në Itali dhe jashtë vendit, mbi të gjitha në Ligën Premier dhe Atletico Madridi në La Liga.


Atletico Madridi arrin marrëveshje me Torreiran?
Lexo po ashtu Atletico Madridi arrin marrëveshje me Torreiran?

Megjithatë, presidenti i klubit është përkujdesur t’i shmang interesimet duke iu treguar se çmimi i tyre është shumë i lartë dhe nuk mund të transferohen për shifra minore.

“Torreira ka vlerë 50 milionë euro, por ai nuk shkon askund në afatin e janarit”, ka thënë fillimisht Ferrero për Sportitalia.

Lucas Torreira duke festuar golin ndaj Chievos (Getty Images)

“Sa për Praet, kemi nevojë për një ofertë prej 30-40 milionë euro, por nuk kemi ndërmend të shesim”.

“Çdokush që dëshiron lojtarët tanë duhet të paguajë çmimin e duhur”, përfundoi presidenti i klubit italian.

Praet gjatë ndeshje ndaj Milanit (Getty Images)

Në këtë sezon, 21-vjeçari Torreira ka kontribuar me tre gola dhe një asistim në 14 ndeshje konkurruese për Sampdorian, teksa është raportuar se do të marrë thirrjen e tij të parë nga Kombëtarja e Uruguait në muajin mars.

Kanë kaluar 13 xhiro në Serie A, ky është formacioni më i mirë deri më tani (Foto)
Lexo po ashtu Kanë kaluar 13 xhiro në Serie A, ky është formacioni më i mirë deri më tani (Foto)

Praet është një 23-vjeçar dhe reprezentues i Belgjikës i cili u nënshkrua nga gjiganti belg, Anderlecht, në verën e vitit 2016 për 10 milionë euro.

Këtë sezon, ai ka siguruar tre asistime në 12 paraqitje në Serie A, teksa ka befasuar të gjithë me talentin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori