Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do ta luaj ndeshjen kthyese ndaj TNS-së në Ligën e Kampionëve.

Nikli mori një rezultat fantastik në ndeshjen e parë duke barazuar 2-2 në udhëtim.

E në ndeshjen e kthimit që zhvillohet të martën, Feronikeli ka marrë vendim që hyrja për invalidët e luftës të jetë falas.

Përveç kësaj ditë më parë Feronikeli njoftoi se për këtë takim do të jenë edhe 3000 bileta falas.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Feronikeli do të zhvillojë ndeshjen e kthimit, ndaj The New Saints, të martën me fillim prej orës 20:45.

Përveç 3000 biletave falas që do të jenë në dispozicion, klubi i Feronikelit ka marrë vendim që hyrje falas të ketë edhe për invalidët e luftës.

Të gjithë invalidët që shfaqen me kartela te pikat hyrëse para ndeshjes, do ta kenë hyrjen falas në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për shkak të fluksit të madh që pritet të ketë kjo ndeshje, lusim të gjithë që të paraqiten me kohë në stadium. /Telegrafi/