LAJMI I FUNDIT:

Fero pranon fajësinë për posedim të paautorizuar të marihuanës

Fero pranon fajësinë për posedim të paautorizuar të marihuanës
Fero

Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, e ka pranuar fajësinë për posedim të paautorizuar të narkotikëve, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Blerim Igrishta, i akuzuari Shabani është deklaruar fajtor për veprën që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Shabani tha se ka qenë përdorues i mëhershëm i marihuanës, pasi që merret me muzikë dhe shkruan tekste, mirëpo i njëjti shtoi se nuk ka përdorur më substanca të tilla, që nga dita që është zënë nga policia.Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurori Igrishta, duke shtuar se ky pranim është bërë në pajtim me dispozitat perkatëse ligjore.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, dhe shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 21 shkurt 2019.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 15 nëntor 2018, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Feronit Shabani, me arsyetimin se ai ka kryer veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275, paragrafi 1 të KPRK-së.

Fero

Sipas aktakuzës, Shabani, në mënyrë të paautorizuar ka poseduar substanca narkotike, me peshë të përgjithshme prej 13.5 gram.

Në aktakuzë thuhet se me 25 qershor 2018, rreth orës 21:20, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, pas një kontrolle të realizuar nga ana e policisë, pasi e kanë ndaluar automjetin, tek i akuzuari Shabani është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit “marihuanë”. /Betimipërdrejtësi

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Kalo në kategori