Kapiteni i Manchester Cityt, Fernandinho ka thënë se lojtarët dhe ‘zhveshtorja; do ta mirëpriste yllin e Barcelonës, Lionel Messin, me duar të hapura.

Kapiteni i Barcelonës është një objektiv i verës për Cityn, me marrëveshjen e argjentinasit që do të skadojë në qershor.

Për transferimin e Messit në Etihad kanë folur shumë, ndërsa i fundit që i është bashkuar debatit është braziliani Fernandinho.

Gundogan: Kam parë lojtar si Zidane dhe Ronaldinho, por Messi është lojtari im i preferuar Gundogan: Kam parë lojtar si Zidane dhe Ronaldinho, por Messi është lojtari im i preferuar

“Të gjithë do të donin të kishin (Lionel) Messin në ekipin e tyre”, ka thënë fillimisht Fernandinho për The Citizens Brasil.

“Messi është lloji i lojtarit që do të kishte vend në çdo skuadër në botë”, përfundoi mesfushori brazilian.

Reklama

Nga ana e tij, Fernandinho gjithashtu shkëput kontratën në fund të sezonit dhe pritet të largohet nga Etihad. /Telegrafi/

Reklama