LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj kryen transferim të dyfishtë nga Drita

Ferizaj kryen transferim të dyfishtë nga Drita
(Foto: Facebook/FC Ferizaj)

Ferizaj ka arritur marrëveshje për dy mesfushorët Albin Krasniqi dhe Drilon Islami. Dyshja që kanë qenë pjesë e Dritës kanë nënshkruar marrëveshje për 18 muaj me klubin e ri.

Krasniqi, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Ferizajt, luan si mesfushor i avancuar, ndërsa Islami luan në pozitën e mesfushorit defensiv, ku është paraqitur edhe në ndeshjen ndërkombëtare, kur Drita ka luajtur kundër Feyenoordit.


“Klubi i futbollit FC Ferizaj, dëshiron të falënderoj skuadrën FC Drita për bashkëpunimin e treguar gjatë negociatave, e që dëshmon raportet e shkëlqyera që i kemi mes vete”, thuhet në njoftim.

“Si çdo herë është kënaqësi që jam rikthyer në ekipin e FC Ferizaj, këtu kam kaluar momente shumë të mira. Padyshim se duhet ta falënderoj skuadrën e Dritës për korrektësinë e treguar ndaj meje dhe besimin e vazhdueshëm. Tifozëve të FC Ferizaj ju premtoj që do të jap më të mirën nga vetja dhe nuk do të kursejmë asgjë për realizimin e qëllimeve”, është shprehur Albin Krasniqi për faqen e klubit.

“Sot jam i lumtur që i jam bashkuar klubit të Ferizajt. Pavarësisht renditjes tabelare, unë e di që i jam bashkuar një klubi me potencial dhe lojtarë të fortë. Do të jetë sfidë për secilin nga ne që të japim maksimumin për të arritur qëllimet e tona. Një falënderim për klubin e Dritës që ka qenë përkrahëse e madhe në rrugëtimin tim deri sot”, ka thënë Drilon Islami.