LAJMI I FUNDIT:

Fërçkovski: Ivanovi me kërkesat e tij ndaj Zaevit shkakton reagime të dhunshme

Fërçkovski: Ivanovi me kërkesat e tij ndaj Zaevit shkakton reagime të dhunshme

Profesori universitar Ljubomir Fërçkovski, mbrëmë në emisionin Top Tema në TV Tellma, ka deklaruar se kryetari i shtetit Ivanov nuk ka mandat për të kërkuar nënshkrime të garantuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fërçkovski ndër të tjera ka theksuar se Zaev duhet të kërkojë mandatin nga Ivanovi, i cili vendosu edhe dy kushte tjera, përveç mbledhjes së 61 deputetëve, Ivanov ka kërkuar mbrojtjen e interesave shtetërore dhe reforma sistematike, të cilat do të përfshihen subjektet e sistemit për siguri kombëtare. Profesori thotë se këto kërkesa shkaktojnë reagime të dhunshme.


Ekspertët thanë se Ivanov, me kërkesat e tij për nënshkrime del nga kompetencat e tij dhe e zvarritë procedurën për formimin e qeverisë. /Telegrafi/