eksperti ad

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është idhulli i shumë fëmijëve në botë, por kjo nuk e ndaloi atë të frikësojë vajzën e vogël që e përcillte atë si maskotë në Santiago Bernabeu në derbin ndaj Atletico Madridit.

Ronaldo nuk shënoi në këtë takim, por ylli portugez vazhdon të komentohet për incidentin e vogël që i ndodhi me maskotën.


CR7 ka një ritual paksa të çuditshëm, posa futet në fushë ai kërcen lart dhe kjo e frikësoi vajzën e vogël, e cila ishte e papërgatitur.

Derbi përfundoi me rezultat 1-1, por Los Blancos vazhduan në vendin e parë.

Ronaldo në këtë sezon në La Liga ka 19 gola dhe gjashtë asistime. /Telegrafi/

https://twitter.com/KeruSanchez/status/850713894440095747

telegrafi sport app