LAJMI I FUNDIT:

Fejohen Thomas Brodie-Sangster dhe Talulah Riley

Fejohen Thomas Brodie-Sangster dhe Talulah Riley

Ajo ishte martuar me njeriun më të pasur në botë jo vetëm një herë, por dy herë.

të cilët janë në lidhje prej dy vitesh, njoftuan se ishin fejuar mbrëmë, duke përdorur platformën Twitter të Musk për të ndarë lajmet e tyre.


Me një fotografi të saj dhe Thomas, Talulah, 37 vjeçare, tha: “Shumë e lumtur të ndaj që pas dy vitesh lidhje, Thomas Brodie Sangster dhe unë jemi fejuar”.

Foto: Golf Photos

Çifti i lumtur shijoi një natë në Londër të mërkurën, ku aktorja u pa me një unazë diamanti në gishtin e saj të martesës.

Të gjitha lajmet nga Thomas Brodie-Sangster
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Thomas Brodie-Sangster

Ata u panë duke u larguar krah për krah nga qendra e famshme Chiltern Firehouse.

Foto: Golf Photos

Aktorja dukej e shkëlqyeshme me një veshje tërësisht të zezë, ndërsa Thomas tregoi stilin me një këmishë mëndafshi e pantallona kremi.

Aktori, tani 33 vjeç, katapultoi famë kur ishte vetëm 13 vjeç në filmin komedi romantike, “Love Actually” si Sam.

Çifti bënë publike romancën e tyre në ceremoninë e BAFTA marsin e kaluar.

Foto: Twitter

Romanca e tyre filloi kur aktori i “Maze Runner” luajti bashkë me Talulah në dramën “Sex Pistols” të Danny Boyle.

Talulah më parë ka qenë në lidhje me Matthew Rice.

Foto: Golf Photos

Ajo më parë ka qenë e martuar me manjatin e Tesla, Elon Musk, në vitin 2010

Të njëjtit u divorcuan dy vjet më vonë, u martuan përsëri në 2013 dhe u ndanë përsëri në 2016. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina

"Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai", reagon Kejvina Kthella

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori