Djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, dhe modelja e njohur, Armina Mevlani, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë.

Kjo ngjarje u festua në një ceremoni private në Tiranë, të organizuar dhe të menduar mirë deri në detaje.

Ata kanë mbledhur miqtë dhe familjarët e tyre për të celebruar një nga ditët të më të rëndësishme në karrierën e tyre.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografitë nga eventi special që është përgatitur për ta, i cili i është besuar “Class Event”.

Pamje nga ceremonia e fejesës së Shkëlzen Berishës me Armina Mevlanin (Foto: Class Event)

Ndërkohë, vet Armina përmes një videoje të publikuar në Instagram, ka treguar se si është dukur në mbrëmjen e sotme.

“Ditë speciale”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, duke bërë kështu të ditur se fejesa që po ndodh sot, është një nga ditët më me shenjë të jetës së saj.

Historia e dashurisë së çiftit daton që nga viti 2014, e ndërsa shfaqjet e përbashkëta në publik i kanë pasur shumë të pakta.

Shkëlzen Berisha përndryshe ka edhe dy fëmijë nga martesa e tij e parë me ish-bashkëshorten, Sadije Berishën. /Telegrafi/