LAJMI I FUNDIT:

Federer: Tenisi s’ka barazim, do ta ndaja me Nadailn

Federer: Tenisi s’ka barazim, do ta ndaja me Nadailn

Roger Federer ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme në triumfin e tij në Australian Open, një finale dramatike ku kundërshtar e pati rivalin e përbetuar Rafael Nadal.

Kishte disa vite që dyshja nuk ishin përballur me njëri-tjetrin dhe e diela ishte momenti që e gjithë bota e tenisit e priti.


Dueli ishte dramatik deri në fund, ku Federerit iu desh të bënte një rikthim spektakolar në fund, për të dëshmuar se klasi është i përhershëm.

VIDEO dhe FOTO: Raporti i finales Federer vs Nadal
Lexo po ashtu VIDEO dhe FOTO: Raporti i finales Federer vs Nadal

Dhe pas duelit, Federer bëri një deklaratë të jashtëzakonshme.

“Ka vite që vij këtu dhe vërtet po kënaqem. Edhe familja ime ka kaluar mirë. Ju falënderoj të gjithëve”.

“Tenisi është sport i vështirë. Nuk ka barazime. Nëse do të kishte barazim në tenis, atëherë do të isha i lumtur që të pranoja atë dhe ta ndaja me Rafan”.

“Të gjithë thonë se punojnë shumë, edhe unë bëj njëjtë, por unë tentoj të mos e përmendi këtë. Unë falënderoj ekipin tim. Kanë qenë gjashtë muaj ndryshe për mua. Unë kurrë nuk kam menduar se sërish do të jem këtu, por ja ku jam”, deklaroi Federer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori