LAJMI I FUNDIT:

Federer kthehet në krye të renditjes

Federer kthehet në krye të renditjes
Roger Federer (Foto: Getty Images)

Sot (e hënë) është konfirmuar rikthimi i Roger Federer në krye të ranglistës botërore të ATP.

Zvicerani është bërë mbajtësi më i moshuar i kreut në epokën moderne, me 36 vjet e 279 ditë, pasi Rafael Nadal ka rënë në vend të dytë si pasojë e humbjes nga Dominic Thiem në çerekfinale të Madrid Masters.


Roger Federer (Foto: Getty Images)

Federer, i cili ishte në vend të parë për katër javë më herët gjatë këtij viti, për herë të parë e kishte mbajtur kreun në shkurt të vitit 2004, si 20-vjeçar.

Të gjitha lajmet për Roger Federer
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Roger Federer

Ai i ka kaluar 309 javë në krye të ranglistës së ATP-së duke u bërë tenisti që e mban më gjatë pozitën numër 1.

Fituesi i 20 titujve Grand Slam do t’i rikthehet lojës në turneun Mercedes Cup më 11 qershor në Stuttgart.

Rafael Nadal (Foto: Getty Images)

Nadal ka rënë në renditje, pasi mbronte një numër të madh pikësh që i fitoi në vitin e kaluar, kur triumfoi në Monte Carlo, Barcelonë, Madrid dhe French Open – që do të thotë se është dashur ta përsëriste suksesin e vitit të kaluar për ta mbajtur pozitën e tij.

Spanjolli mund ta rimarrë vendin e parë nëse fiton në Rome Masters këtë javë dhe një titull të 11-të të French Open, në turneun që fillon më 27 maj në Paris. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori