LAJMI I FUNDIT:

FBK me vendim për Final 8 Kupën e Kosovës: Do të lejohen vetëm shikuesit e vaksinuar dhe jo në grupe

FBK me vendim për Final 8 Kupën e Kosovës: Do të lejohen vetëm shikuesit e vaksinuar dhe jo në grupe

KB Peja ka bërë një organizim fantastik të Final 8 Kupës së Kosovës këtë edicion.

Ditën e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale, ku Trepça dhe Peja kanë siguruar plasmanin në gjysmëfinale.


Por nga gjysmëfinalja nuk do të lejohet futja në palestrën ‘Karagaçi’ në grupet e organizuara pasi nuk kanë respektuar distancën dhe masat mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19.

FBK ka njoftuar se nga ndeshjet gjysmëfinale në palestër do të lejohen të futën vetëm tifozët që janë vaksinuar dhe që do të respektojnë masat e marra.

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe KB Peja ftojnë të gjithë dashamirët e basketbollit që të shijojnë spektaklin e basketbollit në Pejë duke iu përmbajtur rregullave dhe masave të sigurisë, duke dhënë kësisoj shembull të mirë dhe krijuar precedent pozitiv për kërkesat tona për hapje të mëtejme të palestrave për tifozë.

Njoftimi i plotë nga FBK:

Pas vlerësimit të situatës së krijuar gjatë ndeshjeve të datës 09.02.2022, dhe konsultimit me autoritetet kompetente, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë vendim që ndeshjet gjysmëfinale dhe ato finale të Final 8 Kupës së Kosovës që është duke u organizuar në Pejë të mos lejohet pjesëmarrja e tifozerive të organizuara.

FBK ka qenë e detyruar ta marrë këtë vendim pasi në ndeshjet e para çerekfinale tifozët e organizuar nuk i kanë respektuar masat në fuqi të Qeverisë së Republikës së Kosovës për anti-Covid19, e që janë mbajtja e maskës dhe distanca fizike edhe pas tërheqjes së vërejtjes nga personat përgjegjës të angazhuar për siguri dhe Policisë së Kosovës.

Duke qenë se grupet e tifozëve të pranishme në palestrën “Karagaçi” nuk iu bindën urdhrave për bartje të maskës dhe sigurim të distancës fizike, duke pamundësuar kësisoj respektimin e masave nga organizatori dhe Federata, në palestër prej ndeshjeve gjysmëfinale e deri te ato finalet në të dyja konkurrencat do të lejohen vetëm shikuesit e vaksinuar që nuk vijnë në mënyrë të organizuar dhe që zotohen të respektojnë masat në fuqi për anti-Covid19.

Federata e Basketbollit e Kosovës, organizatori i Final 8 Kupës së Kosovës, KB Peja dhe organet e rendit do të bëjnë më të mirën për organizim të mirëfilltë të këtij eventi, andaj shikuesit të cilët nuk i respektojnë masat në fuqi anti-Covid19 (bartja e maskës dhe distanca fizike) pas vërejtjes së parë do të largohen nga palestra.

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe KB Peja ftojnë të gjithë dashamirët e basketbollit që të shijojnë spektaklin e basketbollit në Pejë duke iu përmbajtur rregullave dhe masave të sigurisë, duke dhënë kësisoj shembull të mirë dhe krijuar precedent pozitiv për kërkesat tona për hapje të mëtejme të palestrave për tifozë.
Ky Vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Me respekt,
Faton Kurshumlija
Komesar i Garave
Federata e Basketbollit e Kosovës

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori