LAJMI I FUNDIT:

FBK-ja dyshon në procesin e licencimit të federatave

FBK-ja dyshon në procesin e licencimit të federatave

Zyrtarë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) thonë se gjatë këtyre ditëve do t’i drejtohen Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), me kërkesë për të pasur qasje në dokumentet zyrtare, për të parë nëse edhe federatat tjera u janë përmbajtur kritereve për licencim.

Në FBK ka dyshime se disa federata që vite më parë ishin themeluar sa për të plotësuar kriterin teknik të Komitetit Olimpik të Kosovës për të aplikuar për pranim në atë Ndërkombëtar (IOC), kanë marrë licencë pa pasur klube aktive, e po ashtu aktivitete. Dyshimi më i madh, sipas FBK-së, është te Federata e Peshëngritjes e Kosovës (FPK), një sport pak i zhvilluar në Kosovë.


FBK-ja është e interesuar nëse edhe të tjerat kanë plotësuar kriteret, që ajo është detyruar t’i plotësojë, shkruan sot Koha Ditore.

“Nëse shikojmë listën e federatave, ka të tilla që nuk kanë asnjë klub e lëre më të zhvillojnë aktivitete. Edhe unë si sportist nuk e di dhe një gjë të tillë dua ta marr vesh se nga po vijnë këto federata, pasi kriteri kryesor për t’u licencuar një federatë është të ketë klube aktive dhe të zhvillojë aktivitet. Shembull peshëngritja nuk e di se ka më shumë se pesë peshëngritës”, ka thënë për gazetën kryetari i FBK-së, Erolld Belegu.

Në fakt, një federatë nuk mund të funksionojë e as të licencohet nëse nuk ka pesë klube minimumi, me disa dhjetëra garues.

Belegu thotë se për t’u licencuar, nga MKRS-ja u janë kërkuar të plotësohen një mori kriteresh. I pari i FBK-së, thotë se pas rekomandimeve që u ka bërë zyra e Departamentit të Sportit (DS) pranë MKRS-së, u janë përmbajtur në përpikëri. Por, shton se dëshiron të dijë nëse edhe të tjerat kanë qenë në nivel me FBK-në, apo është bërë lëshime me disa.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori