LAJMI I FUNDIT:

Fatos Berisha për vdekjen e bashkëshortes: Vjosa ka qenë një shpirt luftarak, të gjitha betejat i ka tejkaluar përveç kësaj

Fatos Berisha për vdekjen e bashkëshortes: Vjosa ka qenë një shpirt luftarak, të gjitha betejat i ka tejkaluar përveç kësaj
Foto: Screenshot/Facebook

Është mbajtur mbledhja përkujtimore për nderuar jetën dhe veprimtarinë artistike të producentes tashmë të ndjerë, Vjosa Berisha.

Mbledhja nisi me një fjalim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, më pas të producentit Yll Uka, e krejt në fund ka folur edhe bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.


Ky i fundit ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

Foto: Screenshot/Facebook

“Ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu sot, që të ndani dhimbjen me familjet tona Berisha dhe Istrefi. Do t’i falënderoj të gjithë njerëzit nga anë e mbanë bota që e kanë përkrahur Vjosën gjatë sëmundjes së vështirë. Dua të falënderoj mjekët që janë kujdesur për Vjosën, mjekët infermierët, klinikën në Gjermani dhe spitalin në Londër”, ka thënë Berisha.

Rama mes lotësh flet për regjisoren Berisha: Komuniteti artistik humbi një ikonë, pa të Prishtina më nuk frymon njëlloj
Lexo po ashtu Rama mes lotësh flet për regjisoren Berisha: Komuniteti artistik humbi një ikonë, pa të Prishtina më nuk frymon njëlloj

Ai tutje thotë që Vjosa ka qenë një shpirt luftarak që ka kaluar çdo sfidë në jetë, përveç kancerit.

“Të gjithë ne që jemi këtu e kemi njohur Vjosën, shpirtin e saj luftarak, para të gjithave sfidave. Po të mos ishin sfidat, Vjosa nuk kishte qenë e tillë. Gjitha betejat i ka tejkaluar, ndoshta përveç kësaj. Ajo e ka sfiduar edhe këtë me faktin që i ka dhënë mbështetje shumë njerëzve me sëmundjen e kancerit, sidomos vajzave dhe grave. Ju falënderoj për pjesëmarrjen, ju njoftojmë se varrimi është në varrezat e Prishtinës në ora 17:00”, shton producenti i njohur.

Foto: Screenshot/Facebook

Vjosa do të varroset sot (e enjte) në varrezat e Prishtinës (Arbëri). /Telegrafi/

Foto: Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori