LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Spahiu reagon për vaksinat: Në Kosovë punë e largët, Serbia ka nisur edhe turizëm shëndetësor me vaksinën Pfizer brenda ofertës

Fatmir Spahiu reagon për vaksinat: Në Kosovë punë e largët, Serbia ka nisur edhe turizëm shëndetësor me vaksinën Pfizer brenda ofertës
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Aktori i injohur shqiptar, Fatmir Spahiu, është i njohur për statuset e tij në rrjetet sociale.

Shpesh ai shpreh qëndrimet e tij lidhur me ndonjë çështje aktuale në vend, në të shumtat duke përdorur satirën e tij.


Megjithatë së fundmi, aktori i njohur si ‘Orhani’ i hit-serialit “Kafeneja Jonë”, ka reaguar kundrejt procesit të vaksinimit kundër COVID-19, e që në Kosovë po shkon me një hap shumë më të ngadaltë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Duke marrë shembull shtetet e rajonit se sa përpara janë me vaksinat anti-COVID, Spahiu ka shkruar se është mirë që secilit kosovar t’ia mësyjë dhe ta marrë vaksinën kudo që mundet.

“Po shihet që vaksina në Kosovë është shumë e vonuar. I tërë rajoni është para nesh. Mos të flasim për Serbinë që ka nisur të bëjë edhe turizëm shëndetësor, e ku oferta brenda saj ka edhe vaksinën Pfizer. Duke e parë që vaksinimi në masë në Kosovë është punë e largët, është mirë ne me i dhënë zor secili për veti, kush kah të mundet. Vdekja e personave të ri në moshë është shqetësuese. Edhe pse unë dhe familja ime e kemi kaluar një herë, me dëshirë do ta merrja vaksinën kudo”, ka shkruar aktori i njohur në Facebook.

Nga të famshmit prej estradës shqiptare që kanë marrë vaksinën deri tash janë këngëtarja Era Istrefi dhe stilisti Valdrin Sahiti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori