LAJMI I FUNDIT:

Franco Vazquez e do transferimin te Milani

Franco Vazquez e do transferimin te Milani

Mesfushori i Sevillës, Franco Vazquez ka rrëfyer se gjithmonë i ka interesuar një kalim te Milani, pasi e ka ëndërruar qysh si fëmijë të veshë fanellën kuqezi.

Lojtari bëri emër në Itali kur luante me Palermon, duke luajtur madje dy herë me Azzurët, para se të kalonte te Sevilla në verën e vitit 2016, duke ndërruar më pas kombësinë në argjentinasin e natyralizuar.


“Më pëlqente shumë të luaja në Itali, por tani kam një ide të qartë se ku dua të jem dhe të luaj në nivele të larta në Evropë”, ka thënë ai për Radio Mitre Cordoba.

“Tani për tani nuk ka asgjë, pandemia me coronavirus ka ndaluar të gjitha gjërat. Do të shikojmë se çfarë do na sjell e ardhmja”.

“Një skuadër që gjithmonë më ka pëlqyer të luaja është Milani. Kam ëndërruar të luaja për ta, pasi si fëmijë i kam ndjekur ndeshjet e tyre, ata janë klubi im i preferuar”, ka shtuar më tej Vazquez.

Për mesfushorin e Sevillës në garë është Lazio, mirëpo pritet të shihet nëse Rossonerët do të bëjnë ofertë për të. /Telegrafi/